Egjipt, vazhdon dhuna në gjithë vendin
Në Egjipt ka vazhduar dhuna. Në Kajro raportohet për vrasjen e dy mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi ndërsa flitet edhe për të plagosur.Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi, në faqen e saj në Internet, ka raportuar se policët në rroba civile kanë hapur zjarr kundër mbështetësve të Morsit gjatë një marshimi sot herët në mëngjes.Megjithatë, nga autoritetet shëndetësore të Egjiptit nuk ka konfirmim për viktimat.Në një incident të ndarë, të paktën 17 vetë janë plagosur, nga shpërthimi i një bombe afër stacionit të policisë në provincën Mansaoura, në veri të Kajros.Egjipti është përfshirë nga dhuna, e cila ndonjëherë është vdekjeprurëse, prej se Morsi është përmbysur nga ushtria më 3 Korrik, pas protestave masive kundër qeverisjes së tij.Vëllazëria Msylimane ka shprehur përkushtim për t’i vazhduar protestat derisa Morsi të kthehet në postin e tij.