Çomëni: Krishtlindja si gëzim personal dhe reflektim mbi besimin në një shoqëri shumëfetare
I pyetur në emisionin “Drejt” në “Ora News” se si ndihet në ditën e Krishtlindjes në prani edhe të atyre që nuk janë ushtrues të besimit të krishterë, teologu Thoma Çomëni u shpreh se kjo festë për të është një gëzim i veçantë personal, por edhe një mundësi për të kuptuar besimin në një dimension më të gjerë shoqëror e shpirtëror.
“Ndihem shumë mirë. Do e ndaj në dy këndvështrime.
E para është ajo në rrafshin personal, që është një gëzim i veçantë, jo për faktin e thjeshtë që kjo festë festohet vit për vit, por në çdo vit përjetimi është i ndryshëm, e pasuron atë përvojën personale.
Nga ana tjetër,duke qenë një shoqëri ku ne nuk kemi vetëm të krishterë por jemi të besimeve të ndryshme, kjo të jep një dimension për të kuptuar besimin në të gjithë spektrin e vetë.
Shpeshherë tentojmë që besimin ta fusim në disa formate, të cilat ta bëjnë të vështirë ta përjetosh marrëdhënien me zotin”,u shpreh Çomëni.
