Nga vjedhjet te aksidentet: Çfarë ndodhi në Tiranë gjatë orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar disa zhvillime të rëndësishme në Tiranë, ku janë kryer arrestime, ndalime, procedime penale në gjendje të lirë, si dhe hetime për ngjarje kriminale dhe aksidente rrugore.
Në Komisariatin Nr. 2, u nis procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B. K. dhe V. H., të cilët dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur njëri-tjetrin.
Nga Komisariati Nr. 3, u arrestua një 40-vjeçar për vjedhjen e një biçiklete. Po ashtu, u arrestua një 33-vjeçar dhe u shpall në kërkim një 29-vjeçar, pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Ali Bora”, ku një shtetas mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në një rast tjetër, nisi procedimi penal ndaj një 22-vjeçari për dëmtim të automjeteve.
Nga Komisariati Nr. 4, u referuan materialet në Prokurori për një shtetas, të cilit iu konstatuan lëndë piroteknike. Ndërsa nga Komisariati Nr. 5, u ndalua një 18-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje.
Në zonën e Komisariatit Nr. 6, u arrestua një 50-vjeçar i kapur në flagrancë për vjedhje në disa subjekte tregtare, si dhe një 47-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Po ashtu, u nis procedimi penal për një rast dhune për motive të dobëta.
Në fushën e sigurisë rrugore, tre drejtues mjetesh përfunduan në pranga pas aksidenteve dhe drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Si pasojë e aksidenteve, disa persona ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, më 24.12.2025, është kallëzuar largimi nga banesa i një vajze 15-vjeçare, për të cilën vijon puna për lokalizimin e saj. Po atë ditë, një 27-vjeçar u dërgua në spital pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Një tjetër rast vjedhjeje është raportuar në një banesë, ku janë marrë bizhuteri dhe një shumë parash.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshm
