Fier/ Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 12:07
Gjatë veprimeve të fundit në Qarkun Fier janë kryer disa arrestime për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin K. Ç., 23 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin O. K., 51 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj vëllait dhe dajës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
