Pano: Krishtlindja, një festë 2000-vjeçare që bashkon miliarda besimtarë në mbarë botën

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, pastori Akil Pano foli për domethënien e Krishtlindjes si një festë me rrënjë të thella historike dhe shpirtërore, e kremtuar prej më shumë se dy mijë vitesh nga miliarda besimtarë në mbarë botën.

“ Në fakt këtë ditë është Krishtlindja të cilën e festojnë 2.7 miliard besimtarë katolikë protestant dhe ortodoks në botë.

Ndërkohë është një traditë perëndimore më së shumti që natyrisht vjen nga Lindja nga Jeruzalemi, një traditë perëndimore që është festuar për gjatë një rrugëtimi të gjatë të shoqërisë njerëzore. Pra është festuar përgjatë 2000 viteve.

Si e tillë mbërrin në ditët tona duke pasur në krahët e saj dhe historinë njerëzore, histori perandorish, histori qytetërimesh dhe mbërrin pikërisht me thelbin për ne që jemi praktikant të besimit”, u shpreh Pano.