FOTO/ Aksident në Kamëz! Përplasen dy makina, raportohet për katër persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 16:16
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz.
Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për të normalizuar situatën dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
