VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (25 dhjetor 2025)

Shikues të Ora News ju përshëndes! Jemi se bashku si cdo dite me mua Ester Sula per tu njohur me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Juglindore mbetet nën mot të paqëndrueshëm, nderkohe Ballkani ndikohet nga masa polare, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Nga ana tjeter, Europa Qendrore,, Ishujt Britanikë dhe Gadishulli Iberik paraqiten me mot të kthjellët, por të ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb , Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira, me reshje të pakta dëbore në Verilindje dhe Juglindje. Pasdite priten reshje të izoluara në Jug, ndërsa Qendra dhe Veriu mbeten pa reshje. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 15°C. Era fryn verilindore, mbi 40 km/h, me dallgëzim 1–2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore mbetet me reshje të dendura dëbore dhe temperatura shumë të ulëta, ndërsa Europa Qendrore, dhe Veriore dominohen nga mot i kthjellët, por shumë i ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Masat ajrore sjellin mot të ftohtë dhe pa reshje, përjashtuar Jugun dhe zonat e thella malore. Gjatë pasdites, pritet përmirësim i ndjeshëm i motit. Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 13°C.Era fryn lindore–verilindore, mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
Ky ishte parashikimi I motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe. Ju falenderoj për vëmendjen — bashkë mirupafshim!