Konflikt dhe p*rleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari (FOTO)

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes disa personave në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe raportohet se policia ka shoqërur të dhunuarin dhe pronarin e lokalit. 

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit.

Konflikt dhe p*rleshje brenda një lokali në Korçë,