NJË “LUTJE” NDRYSHE PËR KRISHTLINDJE! Besimtarët urojnë: Më shumë tolerancë, më pak urrejtje në shoqëri

Besimtaët e krishterë festuan Krishtlindjen me lutje për paqe, shëndet dhe harmoni, duke e konsideruar këtë ditë një moment reflektimi dhe bashkimi familjar. Në mesazhet e tyre, ata shprehën shpresën për më shumë tolerancë, më pak dhunë dhe një të ardhme më të mirë për shoqërinë.

Besimtarët e krishterë iu drejtuan kishave dhe katedraleve në ditën e Krishtlindjes, duke u lutur për paqe, shëndet dhe harmoni, ndërsa këtë festë e cilësuan si një moment reflektimi dhe bashkimi familjar.

Viti që po mbyllet është shënuar nga ngjarje të rënda, ku dhuna dhe krimet kanë tronditur vazhdimisht shoqërinë shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye, qytetarët përcollën mesazhe për më shumë tolerancë dhe më pak urrejtje.

Për qytetarët, Krishtlindja mbetet jo vetëm një festë fetare, por edhe një moment reflektimi mbi realitetin shoqëror, për të shprehur shpresat dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Pas ceremonive fetare, festa e Krishtlindjes vijon me drekën tradicionale, e cila bën bashkë familjet.