"Bashkëjetesa" PD-PS/ Baçi: Opozita është tërhequr në mënyrë ekstreme, nuk ka luksin të vendos kushte për...
Në studion e OraNews ka qenë i ftuar analisti Agim Baçi i cili ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe raportin e PD në arenën politike bashkë me mazhorancën.
Baçi fillimisht e ka quajtur qendrimin e të dyja palëve politike si të gabuara, duke thënë se PS nuk mund të qeverisë pa bashkëpunuar me opozitë dhe anasjelltas.
"Tërësisht të gabuara të dyja palët. E para koncepti i demokracisë është bashkëjetesa. Bashkëjetesa nuk është çështje numrash, duhet të respektosh dhe vullnetin e pjesës tjetër, sepse ti je qeveri e të gjithë shqiptarëve.
Nuk je qeveria e Partisë Socialiste.
Në këtë moment, koncepti i bashkëpunimit sidomos për reformat. Dy reformat të cilat janë të rëndësishme nënkupton bashkëpunimin me opozitën.
Nga krahu tjetër, për shkak të asaj që ndodhi me Shabanin, opozita tashmë është tërhequr në mënyrë prapë ekstreme.
E para nuk ka luksin të vendos kushte. Mazhoranca i ke dhe numrin e votave për reformën, pra PS + PSD i ka 86 vota dhe mjaftojnë për të bërë reformën."- u shpreh analisti.
Ndërkaq, Baçi ka thënë se PD ka kaluar në një ekstrem që nuk mbështetet moralisht.
"Mendoj se e vetmja kart është karta morale.
Kjo ndoshta është pengesa që PD përfshirë në një histori që vetëm moralisht nuk e mbështet përballë publikut. Kërkon të kalojë në ekstrem."- tha ai.
