Berisha lajmëroi tërheqjen e PD-së nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialen”, PS vendos: Do e vazhdojmë punën vetë
Nga Bekim Bici Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 11:25
Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama.
Sipas diskutimeve të zbardhura nga gazetari Bekim Bici deputetët e PS-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme dhe nuk do të vonohen për asnjë moment.
Për herë të parë në mbledhje u shfaq edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë derisa të shqyrtojë ankimin e kryeministrit Rama.
