PAMJE/ Aksident i rëndë në "Rrugën e Qelqit", një makinë përmbyset, tjetra depërton kancelarinë

Një aksident i fortë rrugor ka ndodhur në Rrugën e Qelqit, në zonën e Kombinatit, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, njëra makinë është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa automjeti tjetër ka dëmtuar një dyqan kancelarie.

Sipas burimeve për "Ora News", përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

PAMJE/ Aksident i rëndë në "Rrugën e Qelqit",

PAMJE/ Aksident i rëndë në "Rrugën e Qelqit",