VIDEO/ “Partizani”, Berisha zbaton masën “detyrim paraqitje”, pritet nga milintatët në SPAK: Rama u tmerrua nga BKH-ja
Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Berisha paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”.
Ish-kryeministri Berisha është në gjykim për dosjen “Partizani” së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Pasi firmosi paraqitjen e tij, Berisha dha një deklaratë pë mediat e pranishme, ku theksoi se Agjentët e BKH-së e tmerruan kryeministriin Edi Rama kur ata i shkuan te zyra.
FJALA E BERISHES TE SPAK
Mirëmëngjes dhe një përshëndetje të përzemërt. Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë.
Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase.
Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.
Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses.
Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor. Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai.
Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra.
Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit.
Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi. Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë. Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë.
Por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë me datën 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun.
Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lashë: “Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”.
Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin. Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Nuk është e fundit. Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit.
Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë.
Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.


