SHFAQEN HAJDUTËT E FLORIRIT/ I shkuli varësen nga qafa një vajze, kapet në Kamëz Klevis Rrexha

Janë rrishfaqur në Tiranë rastet e rënda të vjedhjes me dhunë të sendeve të floririt nga qafa e femrave dhe fëmijëve, raste këto që gjatë viteve 2005-2013, u kthyen në një problem serioz për sigurinë e grave dhe fëmijëve në rrugët e Tiranës.

Rasti më i rëndë i shënuar me këtë mekanizim krimi është precedenti i 7 Gushtit 2012, kur në zonën e fushës së ish-aviacionit, grabitësit në tentativë për ti marë varësen nga qafa gruas Fatbardha Tafa, e qëlluan atë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Tentativa e vjedhjes së varses dhe më pas vrasja e Fatbardha Tafës për shkak se ajok rezistoi ndaj autorit, solli një valë arrestimesh nga policia me qëllim zhdukjen e këtij fenomeni.

Por tashmë, rasti të tillë kanë filluar të shtohen dhe kjo vihet re dukshëm në numrin e materialeve hetimore të referuara nga policia në prokurorinë e Tiranës.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti i fundit është shënuar në 3 dhjetor 2025,në vendin e qujatur vendi i “Ullirit”. Ngjarja është hetuar nga prokurori Petrit Vukaj, i cili në bashkëpunim me policinë dhe një qytetar me inicialet E.D, arritën të identifikojnë 35-vjeçarin, Klevis Rexha, si autor të “Vjedhjes me dhunë”.

Krimi ka ndodhur kur Silvana G, ka qenë duke ndjekur një kurs pranë qendrës “ATC”. Pasi ka mbaruar kursin me autobuzin e linjës Kamëz-Tiranë, është nisur për të shkuar në shtëpi.

Rreth orës 19:00 ka zbritur nga autobuzi i linjës Kamëz-Tiranë, në vendin e quajtur rrethi i “Ullirit” dhe teksa po kalonte vizat e bardha për të shkuar në drejtim të banesës së saj, në atë moment papritur i është afruar një djalë, i cili e ka kapur nga krahu dhe ka tentuar me forcë për ti marrë varësen nga qafë, i cili ka arritur duke i vjedhur me dhunë, vetëm medalionin kurse varsja ka rënë në tokë.

“…nga tërheqja e fortë që më ka bërë varsja u këput nga qafa dhe personi në fjalë arriti të merte një monedhë floriri me shenjën e një gjeli që ishte i varur në varësen e floririt…”-ka treguar e dëmtuara.

Në atë moment, Silvana, ka kërkuar ndihmë dhe rastësisht ka qenë një djalë aty pranë që e ka ndjeku me vrap për ta kapur personin që i ka vjedhur varsen me dhunë.

Ky djalë ka arritur ti marrë telefonin e personit që i kishte vjedhur varësen duke menduar se telefoni ishte i saj.

Pasi ka marrë telefonin ka vënë re se ishte i markës “Samsung” me ekran të krisur në pjesën e sipërme të tij dhe pasi ka arritur ta hap tek galeria e fotove ka vënë re disa foto ku ishte personi, i cili i ka vjedhur varësen dhe një foto pasaporte me emrrin Klevis Rexha, duke sjellë identifikimin e autorit të këtij krimi.

Silvana, më pas ka telefonuar policinë dhe aty ka mbëritur një patrullë policie duke kryer veprimet e para proceduriale dhe sekuestruar telefonin.

Pas disa ditësh është bërë e mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i autorit Klevis Rexha, i cili gjatë marjes në pyetje ka deklaruar se në momentin kur ka vjedhur varësen ai ka qënë në gjëndje të dehur dhe se shpjegimet do i jepte në një moment të dytë.

Dy ditë më parë gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Klevis Rexhën, pasi prokuroria ngriti ndaj tij akuzën e “Vjedhjes me dhunë’ në dëm të Silvana. G.