DETAJET NGA OPERACIONI/ Goditet grupi i Rrajave, SPAK ka lëshuar 14 masa sigurie, 4 persona në kërkim

Gazetari Edison Vatnikaj raporton detajet e reja nga operacioni i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit në Fushë-Krujë ku në qendër ishte goditja e grupit të strukturuar kriminal të Rrajave.

Mësohet se përveç të arrestuarve 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjithsej janë lëshuar 14 masa sigurie

Personat e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar droge në disa episode dhe disa shtete

Po ashtu, mësohet se aktualisht 3 anëtarë të këtij grupi kriminal gjenden prapa hekurave në burg

Konkretisht në burg për këtë operacion gjenden shtetasit: Aldo Gjini Jani Çavo dhe Islam Sefa, ky i fundit i arrestuar para finalizimit të këtij operacioni.

PERSONAT E ARRESTUAR

1-Marvin Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Përparim Rraja

6-Rexhep Rraja 

7-Zamir Aliaj

"Këto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se Përparim Rraja është vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndërsa Rexhepi është djali i ish-deputetit. Ky i fundit njihet edhe për ngjarjen me Xhisielën.

Sakaq arrestimet kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme", bëri me dije më herët gazetari Edison Vatnikaj.