113-vjetori i Pavarësisë/ Beqiri: Udhëtim i shenjtë, i kurorëzuar pas 500 viteve robëri

Në studion e lajmeve në “Ora News”, studiuesi Evarist Beqiri theksoi se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që kurorëzoi shekuj përpjekjesh, sakrificash dhe luftërash, duke shënuar një moment krenarie dhe drame për kombin shqiptar.

" Ishte një udhëtim i ngjashëm me ato udhëtimet e përshkruara në librat e shenjtë si me thënë dhe vërtetë ishte një udhëtim i shenjtë sepse ishte një udhëtim që u kurorëzua pas 500 viteve robëri.

Pra, pas gjith atyre luftërave, përpjekjeve, gjaku të derdhur nga Shqiptarët ndër shekuj, luftat e Skëndërbeut, por jo vetëm ato.

Kemi pasur përpjekje të mëparshme, kemi pasur masakra të tjera nga osmanët, të vazhdueshme dhe derisa u kurorëzuan atë ditë dhe siç e thatë ju ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për shqiptarët pavarësisht se ishin të dyja bashkë aty, ishte dhe drama dhe gëzimi i madh aty.

Në të njëjtën ditë ne shpallëm pavarësinë dhe ajo nuk zhbëhej më. Ajo ishte merita e madhe e atyre burrave, Ismail Qemalit dhe patriotave të tjerë që i qëndruan në krahë, por nga ana tjetër ishte drama e copëtimit, që shqiptarët e përjetuan dhe na u deshën thuajse 100 vite që të vinim në vend disi me Pavarësinë e Kosovës, por që prap kemi sfida përpara për të gjithë shqiptarët në rajonin e ballkanit", u shpreh Beqiri.