Nëntori kuqezi në Londër/ Ponari: Nxënësit do të recitojnë dhe kërcejnë vallen e Kukësit dhe të Tropojës
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, mësuesja Solinda Ponari prezantoi aktivitetet festive për 28 dhe 29 Nëntorin, ku nxënësit shqiptarë në Londër do të recitojnë poezi dhe të performojnë vallet e Tropojës dhe Kukësit, duke sjellë traditat shqiptare përpara prindërve.
" Fatmirësisht nesër është data 29 dhe ne vijojmë me festën e Pavarësisë. Kam bërë një plan të shkurtër, diku te 30 minuta, pasi ne 2 orë mësim kemi gjithsej.
Do përpiqem t'i nxjerr nxënësit para klasës, ata që dinë të recitojnë një poem. Do të shikojmë nxënësit që dinë vallen. Nxënësit do të dalin para prindërve të tyre dhe do të kërcejnë vallen e Tropojës dhe vallen e Kukësit.
Janë dy valle veriore të bukura. Unë do përpiqem gjatë vitit që ata të mësojnë dhe vallet e tjera sepse të gjitha traditat e Shqipërisë janë të bukura dhe kanë veçantitë e tyre", u shpreh Ponari.
