Mesha e Bekimit të Flamurit/ Kryepiskopi Joan drejton shërbesën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan po drejton sot Shërbesën e Dhoksologjisë së Flamurit, që zhvillohet më 28 nëntor në të gjitha Kishat Orthodhokse, për të theksuar lidhjen mes dashurisë për Perëndinë dhe për vendin.

Kryepiskopi Joan ka deklaruar më herët se Dhoksologjia është një shprehje mirënjohjeje ndaj Zotit, i cili na ka dhënë një vend të pasur me natyrë, burime dhe histori, dhe njëkohësisht është një mësim për përgjegjësinë që ka çdo qytetar për lulëzimin dhe begatinë e atdheut.

Kryepiskopi Joan nënvizoi se dashuria për vendin nuk është thjesht ndjenjë, por shprehet përmes veprave konkrete për të ndihmuar zhvillimin e tij dhe për të ruajtur vlerat.

Fjala e plotë e Kryepiskopit Joan

Mesha e Bekimit të Flamurit/ Kryepiskopi Joan drejton shërbesën

Në kishë ne themi vazhdimisht dhe përsëri me paqe le t’i lutemi Zotit.

Pse i përsërisim vazhdimisht. I përsërisim se mund t’i harrojmë dhe Kisha në urtësinë e saj na ka mësuar që shumë gjëra duhet t’i përsërisim.

Sot ne bëjmë një dhoksologji të flamurit.

Përse kisha ka vendosur shërbesa të tilla? Për dy arsye shumë të rëndësishme. E para për të falenderuar perëndinë dhe e përsërisim vazhdimisht që kemi shumë arsye për ta falenderuar që na ka dhënë një vend të bukur që ka gjithçka dhe ne jemi në këtë pjesë të globit si kujdestarët të kësaj pasurie. “I Zotit është dheu dhe gjithçka që ndodhet në të”, thotë Psalmisti, që do të thotë se pronar i gjithë dheut është Zoti, që do të thotë që jemi kudjestarët dhe përgjegjësia jonë është që të jemi kujdestarë të mire, të mundohemi ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend.

Nëse do e bëjmë një vend të mirë ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe harmoni padyshim që nuk do të lagrohen shumë njerëz. Gjithmonë për këtë arsye që disa njerëz mund të largohen.

Por një largim masiv nuk do të ndodhë nëse ne do të jemi kujdestarë të mirë të këtij vendi që na ka besuar Perëndia.

E falenderojmë Perëndinë për çdo gjë që na ka dhënë por na ka dhënë dhe përgjegjësinë për këtë gjë.

Përgjegjësia është e të gjithëve. Gjithkush në vendin ku punon mundohet që ta bekojë dhe lulëzojë këtë vend dhe siç them vazhdimisht që atdhetari i vërtetë ëshët ai njeri që lulëzon vendin e tij, jo ai njeri që shan të tjerët.

Mjafton që ne të bëjmë detyrën për të lulëzuar vendin tonë, kemi bërë detyrën tonë para Kishës, para Kombit dhe para Perëndisë.

Në këtë ditë do të dojë tu uroja të gjithë ju gëzuar dhe përshumëvjet këtë ditë të bekuar.

Perëndia ta bekojë vendin tonë, popullin tonë e të përhapë paqe jo vetëm vendin tonë por në të gjithë botën, me uratat e Atit tonë të shenjtë Jesu Krishtin Perëndi mëshirona dhe shpëtona. Gëzuar të gjithë përshumëvjet!