Festimet e 28 Nëntorit në Kosovë/ Zymberi: Aktivitetet qytetare më të dukshme se ato institucionale

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në hapësirën "Për Shqiptarët" në “Ora News”, gazetarja e “ATV”, Kaltrina Zymberi, raportoi se festimet e Ditës së Flamurit ishin më të gjalla në nivel qytetar, ndërsa aktivitetet institucionale dukeshin më të zbehta, me homazhe në Prekaz dhe vizita te heronjtë dhe dëshmorët e luftës për liri.

" Nëse pyetja është sesi është festuar në apektin institucional, atëherë duket se është më e zbehtë pasi nuk ka ndonjë organizim nga qeveria e Kosovës apo institucionet e tjera të cilat e festojnë festën e flamurit.

Ne ende nuk e kemi parë kryeministrin Albin Kurti nëse ndodhet në ndonjë manifestim, ngaqë kemi parë që në Prekaz, aty ku janë bërë homazhet tek familja e Jashari, ngaqë sot është edhe ditëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe janë bërë homazhe aty. Kanë qenë një pjesë e madhe e kabinetit në detyrë qeveritarë dhe disa prej deputetëve që ishin të kësaj legjislature të shkurtër të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu aty ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Sot në gjithë Kosovën ka pasur festë nga qytetarët, të cilët kanë pasur organizime, qoftë në vizitat në Prekaz, qoftë edhe tek pjesa tjetër e heronjve dhe dëshmorëve që kanë rënë për luftën për liri në Kosovë", u shpreh Zymberi.