Festime për flamurin në Britani/ Lloshi: Fëmijët shqiptarë mbushën Kilburnin me këngë, valle dhe poezi shqiptare
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 17:47
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, Aurora Lloshi, zv.supervizore e shoqatës “Ardhmëria”, rrëfeu atmosferën e ngrohtë dhe të gëzuar të festës ku morën pjesë 26 shkolla shqiptare, duke sjellë këngë, valle, poezi dhe drama që mbushën zemrat e komunitetit shqiptar në Angli.
"Ishte një festë madhështore. Fëmijët këtu në Angli me anë të shoqatës 'Ardhmëria' festuan të gjithë së bashku në Kilburn, ku morën pjesë 26 shkolla me përfaqësime nga fëmijët.
Ato erdhën me këngë, me valle, me poezi, me drama. Mbushën zemrat e shumë prindërve të pranishëm. Mbushën zemrat e shumë shqiptarëve, e një komuniteti që na u gjend dhe na u bashkua atë ditë në festën tonë që mbajtëm këtu", u shpreh Lloshi.
