VIDEO/ Stërnipi i Ismail Bej Vlorës uron nga Ora News: Shërbeftë kjo ditë për bashkimin e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 10:49
Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Përfaqësues të lartë të politikës uruan festën e Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.
Por një mesazh i veçantë vjen ekskluzivisht për “Ora News”, nga stërpini i Ismail Qemalit, Darling Ismail Vlora.
“Uroj që kjo ditë e shënuar të shërbejë për bashkimin e shqiptarëve kudo që janë”, tha Darling Ismail Vlora.
