Dita e Pavarësisë, gazetari nga Sheshi i Flamurit: Ja ç'do ndodhë sot në Vlorë nga ora 10:00
Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.
E pikërisht për të përkujtuar këtë datë të shënuar në historinë e popullit shqiptar, nga Sheshi i Flamurit gazetari Ermal Sika përcolli për “Ora Neës” të gjithë atmosferën festive në Vlorë, që është sot kryeqendra e kësaj ngjarjeje.

“Vlen të theksohet se edhe 113 vite më parë moti ishte në këto kushte, sipas historianëve me shi dhe temperatura të ulëta. Por ky është një moment i rëndësishëm ku të gjithë krerët e shtetit pritet të jenë sot në Vlorë dhe në orën 10:00 do të nisë dhe ceremonia zyrtare.
Vlen të theksohet se në Muzeun Kombëtar nuk kemi një foto të Shpalljes së Pavarësisë, por kemi vetëm aktin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa fotoja që qarkullon gjerësisht i përket një viti më pas, në 1 vjetorin e Pavarësisë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ermal Sika.
NDIQNI RAPORTIMIN E PLOTË PËR 28 NËNTORIN

