Festa përtej kufijve/ Maliqi: 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua në Zvicër me aktivitete publike dhe private
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në hapësirën "Për Shqiptarët" në “Ora News”, kryeredaktori i gazetës shqiptare në Zvicër “Le Canton”, Nefail Maliqi, theksoi se 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Zvicër, me aktivitete publike dhe private, ndërsa presidentja zvicerane Sutte dërgoi urime presidentit Bajram Begaj dhe mbarë popullit shqiptar.
" Si dita e Flamurit sot, pos në Shqipëri, Kosovë dhe në gadishullin ilirik, kjo festë kombëtare po festohet edhe në Zvicër, në mënyrë të organizuar por edhe private.
Dita e Flamurit dhe me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar, presidentja e konfederatës Zviceriane, Sutte ka uruar presidentin shqiptar Bajram Begajn si dhe mbarë popullin shqiptar", u shpreh Maliqi.
