Vjerdha: Universiteti i Shkodrës shpenzoi 60 mijë euro për perde
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:37
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, u diskutua raporti më i fundit i Qendrës Qytetare mbi integritetin akademik dhe përdorimin e fondeve në universitetet publike.
I ftuar në studio, Kolindo Vjerdha, përfaqësues i Qendrës Qytetare, bëri me dije se sipas raportit, Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar 60 mijë euro për blerje perde, pa që të ketë transparencë mbi procedurat apo kontratat për këto shpenzime.
“Nuk e dimë për sa kohë është bërë kjo shpenzim dhe nuk kemi kontratën, nuk dimë për çfarë është shpenzuar saktësisht,” deklaroi Vjerdha.
