Vjerdha: 9 nga 10 studentë perceptojnë korrupsion në universitetet publike
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:14
Në emisionin “Epiqendër”, u trajtua këtë të enjte raporti më i fundit të Qendrës Qytetare mbi integritetin akademik dhe mënyrën se si përdoren fondet në universitetet publike.
I ftuari në studio, Kolindo Vjerdha, përfaqësues i Qendrës Qytetare, deklaroi se gjetjet e raportit janë shqetësuese, pasi tregojnë se studentët kanë një perceptim të lartë korrupsioni brenda universiteteve.
Sipas anketimit, në të cilin morën pjesë 750 studentë nga ku rezultoi se: - 9 nga 10 studentë perceptojnë korrupsion në proceset akademike dhe administrative, shumica e studentëve shprehen se mungon transparenca në përdorimin e fondeve universitare, shqetësimet më të mëdha lidhen me favorizimet, marrëdhëniet klienteliste dhe mungesën e kontrollit institucional.
