Kovaçi: Ja pse nxënësve të 4-ës nuk mund t’ua jap 5-ën
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:22
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, foli për problemet e mëdha të vlerësimit në arsimin parauniversitar, duke theksuar se notat shpesh nuk pasqyrojnë dijen reale të nxënësve.
Ai tha se një student mes 7 dhe 8 e vendos ia vendos kollaj 8, sepse ai që ka marrë 7, po të kishte lexuar edhe një ditë më tepër, e merr 8.
Por sipas tij, situata është ndryshe kur vjen puna tek nxënësit me 4 duke nënkuptuar se nxënësit me njohuri të mangëta kanë boshllëqe të mëdha që nuk mund të mbulohen me ngritje formale të notës.
