Kovaçi: Studentët vijnë për inxhinieri por nuk dinë matematikë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:17
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, ngriti alarmin për gjendjen e arsimit parauniversitar në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të rënë në minimum.
Kovaçi u shpreh se universitetet po përballen çdo vit me studentë të papërgatitur, veçanërisht në lëndët bazë.
Ai solli një shembull: “Vijnë në inxhinieri studentë që nuk dinë matematikë.
Po them kaq: kanë notën 9, por nuk dinë asnjë fjalë në matematikë,” – deklaroi ai.
