Susaj: Shqiptarët po humbin dinjitetin, qytetaria nuk matet nga makina apo kostumi

Pedagogu Lush Susaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ngriti shqetësimin për situatën morale dhe qytetare në vend, duke theksuar se shumë shqiptarë po humbasin dinjitetin gradualisht.

“Më vjen keq që shqiptarët për copën e bukës gradualisht po humbin dinjitetin dhe reagimin,” u shpreh ai, duke shtuar se emrin e qytetarit nuk e jep kostumi i shtrenjtë apo makina e mirë, por reagimi dhe qëndrimi i tij qytetar u shpreh ai.