VIDEO/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër (20 Nëntor 2025)
Evropa Juglindore dhe Qendrore mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë rrebeshe shiu me intensitet të lartë dhe stuhi të forta ere.
Ndërkohë, Evropa Veriore është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta me origjinë polare, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Lindja e Evropës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, ka pasur një përmirësim të përkohshëm të motit, me rënie të intensitetit të reshjeve.
Megjithatë,ne jug dhe juglindje do të shfaqen herë pas here rrebeshe shiu.
Pasditja dhe nata sjellin sërish zhvillim të vranësirave që gjenerojnë rrebeshe në të gjithë territorin, më të dukshme në veri dhe veriperëndim.
Temperaturat variojnë nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 85 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 6 ballë.
Një qendër e fuqishme ciklonare në veri–verilindje të Evropës do të gjenerojë reshje të dendura dëbore në rajonin e Balltikut dhe Evropës Lindore dhe atë Qendrore. Ballkani pritet me vranësira dhe rrebeshe shiu.
Ndërkohë, gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe brigjet e Detit të Zi do të shfaqin mot më të kthjellët,
Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta ,më të dukshme në veri dhe pjesërisht në qendër. Nata sjell shtim të intensitetit të shirave në të gjithë territorin, me rrezik për përmbytje në shumë zona të veriut dhe zona të izoluara të qendrës dhe jugut. Temperaturat do te luhaten nga 4°C në 20°C. Era do të fryjë e fortë nga jugu me shpejtësi mbi 65 km/h dhe dallgëzim do te arrije deri 5 ballë.

