Diploma si formalitet/ Kovaçi: Nepotizmi po mbyt meritokracinë

Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, ngriti alarmin për situatën e punësimit të të rinjve dhe rolin që luan nepotizmi në administratë dhe ndërmarrje shtetërore.

Kovaçi u shpreh se tregu i punës po funksionon jo mbi meritokraci, por mbi lidhje.

“Edhe punësimi është me nepotizëm dhe me rryshfet. Atij i thonë: ‘Merr një diplomë inxhinierie se unë të fus në Ministri.

Ai theksoi se situata po dekurajon studentët që studiojnë me meritë, ndërsa të tjerët, sipas tij, po gjejnë vend pune vetëm përmes ndërhyrjeve të të afërmve ose pagesave korruptive.