Kovaçi: Ai që mezi merr notën 5, nesër jep licenca

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ngriti shqetësimin e radhës mbi standardet e ulëta të vlerësimit në shkolla dhe pasojat që ato sjellin në tregun e punës dhe në politikë.

Kovaçi tha se ai nuk mund t’i vendosë një studenti me nivel 4 një notë kaluese.

“Studentit të 4 nuk ia vë dot 5. Sepse po t’ia vë 5, unë e bëj inxhinier,” u shpreh ai duke argumentuar  se një vlerësim i padrejtë nuk përfundon vetëm në bankat e shkollës, por mund të çojë në pasoja serioze në pozicione të rëndësishme publike.

“Shkon bëhet deputet, sepse kur nuk di, do shkosh pas një partie, shkon në ministri.

Ky që mori mezi 5,nesër jep licencën atij që ka pasur 9,” – deklaroi Kovaçi.