Susaj: Ankesat e studentëve pengohen nga fuqia e lidhjeve
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:30
Pedagogu Lush Susaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ngriti shqetësimin për gjendjen e studentëve dhe mungesën e mekanizmave të mbrojtjes së tyre.
Ai theksoi se shumë studentë përballen me shkelje të të drejtave, por nuk kanë mundësi të ankohen.
“Studenti nuk ka mundësi të ankohen askund, sepse ankohet tek ai që i ka shkelur të drejtat dhe ky ka pasur edhe 20 të familjes dhe e ka prekur rrjetet e tij,” deklaroi Susaj.
Pedagogu vuri në dukje se kjo situatë krijon frikë dhe pasiguri për studentët.
