Rëndohet situata në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 7.7 metra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:24
Situata në Novoselë, Vlorë, vijon të rëndohet, pasi niveli i prurjeve të lumit Vjosa është rritur ndjeshëm.
Aktualisht, lumi ka arritur kuotën 7.7 metra, duke shkaktuar dalje të ujërave në disa zona të ulëta pranë shtratit.
Sipas autoriteteve, uji i Vjosës i është afruar banesave, duke shtuar rrezikun për përmbytje, ndërsa banorët po qëndrojnë në gatishmëri.
Sakaq, autoritetet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet pranë lumit dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.
