Identifikohet gruaja që humbi jetën në lumin Shkumbin, detajet

Policia ka identifikuar gruan e cila u gjet pasditen e kësaj të enjte e mbytur në lumin Shkumbin.

Viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale D. B, 55 vjeçe e cila ishte strehuar në një qendër sociale nga ku ishte larguar sot rreth orës 15:00.

Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.

Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme”, njofton Policia.