Vatnikaj: Gjendja e agjentit, kritike
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 19:41
Gazetari Edison Vatnikaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur në atentatin pranë aeroportit të Rinasit.
Vatnikaj bëri me dije se agjenti ndodhet në spital dhe gjendja e tij nuk është e qartë për publikun, për shkak të plagëve të rënda dhe humbjes së madhe të gjakut gjatë incidentit.
Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën dhe po kryhen përpjekje për stabilizimin e tij.
