Atentati në Rinas, Gazetarja: Ku ishte shteti në mes të ditës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 16:17
Në mes të ditës, pranë aeroportit më të madh të vendit, një breshëri automatike shuan jetën e një emri të njohur për drejtësinë shqiptare, Gilmando Danit.
Autorët duket se ishin profesionist, vepruan me qetësi dhe saktësi sa i përket objektivit.
Por si është e mundur që një atentat i tillë ndodhi në një nga pikat që duhej të ishte me e sigurta të vendit . Kush qëndron pas kësaj ngjarjeje?
Ku dështoi siguria? Pse policia thyen xhamat me shkelma dhe a janë cënuar provat në vendin e ngjarjes?
Dhe mbi të gjitha, kush na mbron ne sot duke qenë se ai që duhej të monitoronte policët ishte në makine me objektivin e sulmit.
