Muçi: Atentati në një zonë me precedentë, policia s’ka rritur sigurinë
Miltiadh Muçi, ekspert kriminalistike i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, ka komentuar atentatin mafioz që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani.
Muçi u shpreh se ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të ndjeshme, ku disa vite më parë ndodhi edhe grabitja e famshme e parave në pistën e aeroportit, por pavarësisht këtij precedenti, strukturat e sigurisë nuk kanë arritur të përmirësojnë mbrojtjen e territorit.
Muçi theksoi gjithashtu se mungesa e masave shtesë të sigurisë, edhe pas ngjarjeve të mëparshme kriminale në atë zonë, është një tregues se institucionet ligjzbatuese nuk kanë mësuar nga përvojat e kaluara.
