VIDEO/ Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thirret në SPAK
Ish- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thirret në SPAK.
Ende nuk bëhet me dije arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku po merret në pyetje për transferimin e një opgj të AMP në Berat.
Po pyetet në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni nga prokurorja Doloreza Musabelli.
Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, Florjan Sulejmani.
Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, i erdhi më pas për kompetencë prokurorisë së Tiranës.
Tashmë çështja po hetohet nga SPAK si organ kompetent.
Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga posti më 5 shtator 2024. Ai mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për dy vite.

