Plagosja e agjentit , gazetari Vatnikaj: Dy të arrestuar se nuk raportuan...

Gazetari Edison Vatnikaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, komentoi ngjarjen e rëndë që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”.

Vatnikaj tha se për ngjarjen janë arrestuar dy punonjës dhe deri më tani nuk ka raporte që të tregojnë nëse Shaljani kishte një “kartelë të pastër” apo kontakte të papërshtatshme.

Ai theksoi se hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.