Muçi: Shifrat e Ministres Koçiu për krimin janë gënjeshtër

Miltiadh Muçi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, komentoi atentatin që ndodhi të martën pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, alias “Sheqeri”.

Muçi reagoi ndaj raportit të Ministrisë së Brendshme në Komisionin e çështjeve të brendhsme dhe të mbrojtjes.

Në fjalën e tij Muçi tha :  “Si mund të thuash që duke bërë krahasime vrasjet janë ulur?

Pas një ngjarjeje të tillë, shifrat nuk kanë asnjë vlerë.

Policia jonë pretendon se zbulon 95% të krimeve , kjo është një gënjeshtër sajesë” – tha ai.