Beqiri: Rrjetet kriminale kanë korruptuar dhe institucione
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 19:38
E ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, avokatja Nexhi Beqiri komentoi atentatin që ndodhi ditën e martë pranë aeroportit të Rinasit.
Beqiri deklaroi se për vite të tëra, grupet kriminale kanë pasur bashkëpunim mes tyre, duke ndarë zona ndikimi dhe duke arritur të korruptojnë institucione të rëndësishme, përfshirë policinë dhe gjykatat.
Ajo shtoi se këto rrjete kriminale kanë përfituar nga lidhjet dhe ndikimi i tyre, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjeve të tilla.
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë.
