Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2 kushërinj, droga kishte ardhur nga Spanja
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 18:29
Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në zonën e Institutit nga Komisariati nr.4.
Lënda narkotike do të shitej në Fresk dhe dy të arrestuarit (kushërinj) me njëri-tjetrin, kanë tentuar të arratisen por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.
Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Spanja dhe do të shitej në doza të vogla në Fresk.
