Atentati në Rinas, Muçi: Policia ka dështuar në detyrën e saj

Miltiadh Muçi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, komentoi atentatin që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani.

Sipas Muçit, ngjarja tronditëse e Rinasit është një tregues i qartë se masat e sigurisë policore kanë dështuar.

Ai theksoi se atentati tregon mungesën e kontrollit dhe mbikëqyrjes efektive dhe se për të policia nuk po funksionojnë siç duhet.