Vatnikaj zbulon çfarë dihet për vra*jen e Gilmando Danit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 19:17
Gazetari Edison Vatnikaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin mafioz që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit.
Në këtë ngjarje u ekzekutua Gilmando Dani, ndërsa ndodhet në gjendje kritike agjenti i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Muçi Shaljani alias “Sheqeri”.
Gazetari Vatnikaj konfirmon që kamerat e sigurisë mbeten shpresa kryesore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
