Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK. JA 3 AKUZAT ZYRTARE
SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin për tentativën e hakerimit të SPAK.
Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, prej të cilave doli vetëm pak momente më parë.
SPAK mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.
Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.
AKUZAT ZYRTARE NDAJ ISMAILIT

Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
• Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Neni 333/a - Grupi i strukturuar kriminal
• Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

