Pjesëmarrja në Vlorë 12%/ Ramaj: Njerëzit nuk kanë më interes fare se kush do i qeverisi

Avokati Redi Ramaj komentoi në emisionin “Drejt” në “Ora News” mbi ndikimin e politikës dhe partive në punët e bashkive dhe si kjo ka ulur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

" E para, nuk është kompetencë e kryeministrit që të merret me ata persona, me drejtorët dhe drejtuesit e njësisë vendore.

Kryeministri nuk mund ti kërkojë as drejtpërdrejtë llogari kryetarit të Bashkisë pavarësisht se mund të jetë i të njëjtës forcë politike, por atë mund ta kryejë vetëm nëpërmjet organeve përkatëse, si përshembull perfekti i qarkut dhe të mbaj një qëndrim politik mbi atë, jo qëndrime të drejtpërdrejta administrative që ndërhyjnë në punët e Kryetarit të Bashkisë.

Problematike ishte dhe thirrja e gjithë Këshillit Bashkiak të Tiranës te selia e PS-së ku dha direktiva për të shkarkuar një kryetar bashkie.

Problemi që është tek opozita, është që e para në tërësi këtu zgjedhjet në formën sesi ndërhyn pushteti, e ka bërë të parëndësishëm se kush do tëjetë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Për mua ishte pak e rëndësishme sepse si Ermal Dredha si kjo zonja që është zgjedhur tani, si dhe kryetari i bashkisë më herët, orientimin dhe sytë e kishin nga kryeministri. Merrnin komanda se çfarë thonte kryeministri.

Pjesëmarrja 12% në Bashkinë e Vlorës është tregues që qytetarët nuk kanë më interes dhe ky është interesi i pushtetit dhe i partive të cilat rrijnë gjatë në pushtet, që njerëzit të mos marrin pjesë në veprimtari politike.

Pra, një herë kanë të drejtën qytetarët të votojnë dhe këtë mundësi ja heqim duke i dekurajuar. Njerëzit nuk kanë më interes fare se kush do i qeverisi", u shpreh Ramaj.