Kushtetuesja e riktheu në detyrë, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro dhe kundër Veliajt

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe ka anuluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji.

Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.