Berisha komenton lajmin që Kushtetuesja la në detyrë Veliajn: U rrëzua Rama dhe Begaj

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar pas pyetjes së gazetares se ka dal lajmi, edhe pse ende jo zyrtar, se kryebashkiaku i pezulluar Erion Veliaj ka fituar në Kushtetuese lidhur me ankimin për shkarkimin e tij.

Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?

Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim.
Faleminderit, mirupafshim.