Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 17:34
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i është rikthyer karrierës diplomatike, pas emërimit të tij si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, një detyrë që e mbajti për më shumë se dy vjet.