Tërmet në vende të ndryshme në Shqipëri, ja magnitudat dhe epiqendrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 08:35
Një seri tërmetesh janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.
Ndërkohë në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7.
Sakaq, në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1. Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2.

